Lidhja Demokratike e Kosovës, dega e saj në Podujevë sot ka shënuar 33 vjetorin e themelimit, ku kanë marrë pjesë figura të saj të nivelit lokal e qendror, shkruan Raporto24.
I pranishëm aty është edhe ish-kryetari i LDK-së në Podujevë, Agim Veliu.
Mirëpo Veliu nuk u prit në hyrje nga kryetari aktual Ekrem Hyseni, sikurse priteshin edhe personalitetet tjera.
I pyetur se a ka pas ftesë për pjesëmarrje në këtë tubim, Veliu ka thënë “Unë këtë shtëpi e kam bërë vet”, shkruan Raporto24.
https://www.facebook.com/100054995389181/posts/pfbid0D7ZNiT9ttFi2Y2etzWLPHs6CPoGTtRbg7FtaDFVQpvp8sApdFUxYQueVGChcshPZl/?app=fbl