No menu items!

Lajmi i fundit: Serbia lëshon fletarrest për policin e Kosovës, Dylot Brahimi, në lidhje me incidentin në veri

Autoritetet serbe kanë lëshuar të shtunën një flet-arrest për një pjesëtar të Policisë së Kosovës, në lidhje me rastin në veri të Mitrovicës, ku disa maturantë kanë festuar përfundimin e shkollës me flamuj dhe këngë në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës, ndërsa gjatë festimeve, janë shënuar disa provokime.

Lidhur me këtë ka reaguar menjëherë Policia e Kosovës për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi sot se ka lëshuar urdhër arrest për policin e Kosovës, Dylot Brahimi, i cili të premten, sipas Daçiqit sulmoi fizikisht dhe lëndoi një nxënës serb të shkollës së mesme në Mitrovicën e Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar urdhër për arrestimin e Dylot Brahimit, polic në Prishtinë, i cili dje sulmoi fizikisht dhe lëndoi një nxënës serb të shkollës së mesme gjatë shënimit të përfundimit të vitit shkollor në Mitrovicën e Veriut”, tha ministri serb, shkruan N1.

Ai shtoi se Brahimi do të arrestohet sapo të jetë i qasshëm për policinë serbe, duke nisur nga sot e tutje, pa afat parashkrimi, sa herë që të jetë e mundur.

Ndërkohë, në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shfaqet një maturant gjatë paradës duke bërë gjestin e gishtit të mesëm në drejtim të një kafeneje.

Ndryshe, Policia e Kosovës, përmes një njoftimi zyrtar të bërë publik nga Stacioni Policor në Mitrovicë të Veriut, ka hedhur poshtë disa raportime në media dhe rrjete sociale, të cilat e paraqisnin një aktivitet të zhvilluar në qytet si “protestë” apo “eskalim të situatës”. Sipas autoriteteve policore, këto informacione janë të pasakta dhe nuk reflektojnë realitetin në terren.

Në deklaratën e saj, Policia ka sqaruar se aktiviteti që ka ngjallur shqetësime dhe keqkuptime në publik, nuk kishte aspak karakter protestues apo destabilizues.

Bëhej fjalë thjesht për defilimin tradicional të maturantëve të Komunës së Mitrovicës së Veriut, një ngjarje festive që organizohet çdo vit me rastin e përfundimit të shkollës së mesme. Ky aktivitet, siç theksohet në njoftim, ishte paralajmëruar paraprakisht nga vetë nxënësit pranë Policisë së Kosovës, e cila kishte marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen dhe sigurinë e tij.

“Policia e Kosovës është përkujdesur për mbarëvajtjen dhe kujdesin për këtë aktivitet, i cili ka përfunduar qetë dhe pa ndonjë problem”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtij defilimi festiv janë raportuar disa provokime, por, sipas policisë, reagimi i shpejtë dhe i matur i njësive policore ka bërë që situata të mos dalë jashtë kontrollit.

Sipas Policisë, me ndërhyrjen e saj, është arritur të parandalohet çdo mundësi përshkallëzimi dhe festa ka vazhduar pa probleme të mëtejshme.

“Gjatë festimit të maturës kanë ndodhur disa provokime dhe, me qëllim evitimin e ndonjë përshkallëzimi, Policia ka reaguar. Situata është qetësuar dhe maturantët kanë vazhduar festën e tyre pa pasur nevojë për reagim shtesë”, theksohet më tej në deklaratë.

E një reagim rreth situatës e ka bërë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton Telegrafi.

E një reagim rreth situatës e ka bërë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton Telegrafi.

Ai ka deklaruar se serbët po bëjnë propagandë.

“Ja si duket propaganda serbe: Kërkesën e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët në mënyrë që situata mos të eskalojë ata e quajnë dhunë dhe vendosjen e dorës e quajnë ngufatje. Shfaqjet e tyre të ekstremizmit dhe shovinizmit i quajnë festë, kurse ngjyrën e kuqe me të cilën ata kanë ngjyrosur figura të ndryshme në trup tentojnë ta paraqesin si gjak. Asgjë nga e re nga ta”, ka pohuar ai. /Telegrafi/

Defilimi maturantëve serbë në veri, Sveçla: Kosova nuk lejon provokime që rrezikojnë rendin dhe sigurinë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.