Pas përfundimit të seancës dëgjimore, gjashtë nga shtatë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, janë larguar nga Gjykata.
Nën masa të rrepta të sigurisë, ata janë shoqëruar në masën e paraburgimit për 30 ditë,
Njërit prej të dyshuarve veçse i është caktuar masa e menjëhershme e paraburgimit qysh dje, kur edhe u arrestua në aksionin e policisë në Kaçanik.
Kujtojmë se rreshteri Lika u vra mbrëmjen e 1 prillit, në hyrje të banesës së tij, pasi u kthye nga detyra zyrtare./Raporto24/