No menu items!

Laura Fazliu e jashtëzakonshme – fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Xhudistja kosovare Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Hungari. 

Laura Fazliu në luftën e parë të kategorisë deri 63 kilogramë, e mposhti xhudisten polake Natalia Kropska me ‘Ippon’.  

Fazliu vazhdoi me fitore edhe në luftën e dytë, duke fituar kësaj radhe ndaj italianes Carlotta Avanzato, po ashtu me ‘Ippon’. 

Ndërkohë ajo e kishte kaluar pa luftë raundin e parë të repesazhit në kategorinë deri 63 kilogramë, atje ku ishte paraparë të përballej me Enkhriilen Lkhagvatogoo të Mongolisë. 

Megjithatë, xhudista mongoleze kishte pësuar lëndim të dorës në luftën e mëparshme dhe për këtë arsye nuk kishte dalë në tatami. 

Në finale për medalje të bronztë, Fazliu triumfoi me ‘Ippon’ pas një hedhje të bukur që i bëri xhudistes braziliane Nauana Silva./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.