No menu items!

LDK dorëzon në Kushtetuese lëndën për votimin e fshehtë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar lëndën për Komisionin për Votim të Fshehtë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Pyetja e LDK-së për Kushtetuesen është se “a ka të drejtë kryesuesi i Kuvendit, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, që të vazhdojë t’i ftojë deputetët që ta zgjedhin komisionin për votimin e fshehtë?”.

Lidhur me këtë, para mediave është deklaruar Shkëmb Manaj nga LDK.

“Nuk ka vullnet politik ta ndryshojë rendin e ditës në seancën konstituive”, ka deklaruar Manaj.

Manaj tutje thotë se LDK kërkon nga kryesuesi i seancave konstituive, Avni Dehari që t’i kthehet rendit të ditës, dhe kështu të vazhdohet me votimin e kryetarit/es së Kuvendit të Kosovës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.