Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot i është drejtuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) me kërkesen për anulimin e dy vendimeve, për çka edhe mblodhi nënshkrime në Kuvend gjatë javës që shkoi.
LDK-JA po kërkon nga ZRRE-ja anulimin e vendimit që ka çuar në rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16.1%, si dhe vendimi që obligon 1300 kompani të dalin në tregun e hapur të energjisë nga 1 qershori.
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka thënë për Indeksonlinen se tashmë e kanë dorëzuar në ZRRE kërkesën për anulimin e këtyre dy vendimeve.
“Po e kemi dorëzuar dhe se tashmë jemi këtu në takim”, ka thënë Bajrami.
Ndryshe Bajrami ka thënë se këtë dy vendime po rrezikojnë rritjen e kostos së jetesës dhe falimentimin e bizneseve.
“Ky vendim ka rritur çmimin e energjisë për konsumatorët dhe rrezikon të nxisë një valë të re inflacioni”, ka thënë Bajrami.
Bajrami kërkon nënshkrime, Krasniqi e Rexhepi nuk firmosin kundër shtrenjtimit të rrymës