No menu items!

LDK-ja thotë se 25 mijë votues të mërgatës janë të saj, replikon Bajqinovci: 99% e diasporës janë më Albin Kurtin

Mefail Bajqinovci ka akuzuar LDK-në se është kundër mërgatës. Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë po ashtu se 99% e mërgatës është në mbështetje të Albin Kurtit.

LDK-ja kundër mërgatës!
Është hipokrizi e pastër kur një parti kërkon votën e mërgatës, ndërsa në të njëjtën kohë voton kundër shtyrjes së afatit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! propozoi që regjistrimi të shtyhet deri më 29 dhjetor, për t’u dhënë mundësi sa më shumë bashkatdhetarëve tanë të regjistrohen dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike. Por LDK-ja zgjodhi të jetë kundër.
Pse? Sepse e dinë shumë mirë që mbi 99% e mërgatës mbështet Albin Kurtin.
E drejta për të votuar duhet të lehtësohet, jo të pengohet”, shkruan Bajqinovci në reagim./Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.