No menu items!

LDK konfirmon pranimin e letrës së Kurtit për koalicion – përgjigja do të vijë me kohë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas situatës së krijuar me moskonstituimin e Kuvendit, i është drejtuar me një letër publike kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku e ka ftuar për të arritur një marrëveshje politike për bashkëqeverisje.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pranimin e kësaj letre, duke thënë se Kurtit do t’i kthejnë përgjigje me kohë.

Kështu është shprehur për Telegrafin, zëdhënësi i LDK-së njëherit edhe deputet i kësaj partie, Besian Mustafa.

Kryetari Abdixhiku do të kthejë përgjigje me kohë”, tha Musatafa.

Letra e Kurtit u publikua vetëm pak orë më parë, ku ai i bënte thirrje Abdixhikut që të ulen për të diskutuar një marrëveshje politike për formimin e institucioneve.

Ky zhvillim vjen në një kohë të tensionuar politike, pasi Kuvendi i Kosovës ka dështuar për të njëmbëdhjetën herë të konstituohet, ndërsa skenarët për zgjedhje të reja janë gjithnjë e më të pranishëm në diskursin publik. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.