Leclerc rinovon kontratën me Ferrarin

Piloti monak Charles Leclerc ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Ferrarin, duke vazhduar lidhjen e tij me skuadrën italiane edhe për sezonet e ardhshme.

Lajmi u konfirmua pak ditë para Çmimit të Madh të Monakos.

“Nuk mund të jem më i lumtur që do të vazhdoj këtë rrugëtim me Scuderia Ferrari. Ka qenë gjithmonë shumë më tepër se një skuadër për mua”, deklaroi Leclerc.

28-vjeçari garon për Ferrarin që nga viti 2019 dhe deri më tani ka regjistruar tetë fitore në Formula 1. Ai aktualisht renditet i treti në kampionatin e pilotëve.

Shefi i Ferrarit, Fred Vasseur, vlerësoi pilotin monak duke thënë: “Charles është bërë jo vetëm një nga pilotët më të fortë në Formula 1, por edhe një person që përfaqëson plotësisht gjithçka që Ferrari përfaqëson.”

Leclerc theksoi se objektivi i tij mbetet i pandryshuar: “Do të vazhdoj të jap gjithçka për ta rikthyer Ferrarin aty ku e ka vendin, në majën e Formula 1.”

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU