Dy nga emrat më të njohur dhe të dashur të muzikës shqiptare, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj, kanë sjellë një bashkëpunim surprizë për publikun. Ata kanë lançuar këngën e re me titull “Ma kthe”, e cila është pritur me entuziazëm nga fansat.
Ky projekt përfaqëson një ndërthurje të veçantë të stileve muzikore të dy artistëve dhe trajton një temë të ndjerë, duke e bërë këngën të spikasë që në dëgjimin e parë, shkruan Raporto24.
private.
Përveç muzikës, “Ma kthe” vjen edhe me një videoklip të kuruar në detaje, që e plotëson të gjithë konceptin artistik.
Ky bashkëpunim i papritur ka tërhequr vëmendje të madhe, jo vetëm për përmasat artistike, por edhe për faktin që si Ledri ashtu edhe Xhensila janë shpesh në qendër të mediave për jetën e tyre personale, përveç suksesit në muzikë.