Reperi i njohur Ledri Vula, i ftuar së fundmi në emisionin “Pushime On Top”, ka komentuar për artistë të rinj në skenën muzikore shqiptare, duke dhënë sinjale të qarta për bashkëpunimet që mund të ndodhin… dhe ato që nuk do të ndodhin.
Me shumë simpati, Ledri foli për Gjestin, një emër në ngjitje që sipas tij ka energji dhe stil unik në muzikë.
“Kisha pasur dëshirë të shkoja në studio me të, vetëm të shoh si energji. Mënyra si punon, i ka disa këngë shumë të mira”, tha ai.
Por kur erdhi puna te Joz Marku, Ledri u shfaq krejt ndryshe. Pa hezitim, tha: “Me Jozin, jo”.