No menu items!

“Lëndina e Pikëllimit” në Meje, vendi ku dhimbja vazhdon të mbetet e gjallë që nga 27 prilli i vitit 1999

I kobshëm ishte mëngjesi i 27 prillit i vitit 1999, për fshatin Meje të Komunës së Gjakovës, vendbanim ky i cili përjetoi masakrën më të madhe të luftës së fundit në Kosovë, ku pas sulmit të forcave policore e ushtarake të Serbisë, në mëngjesin e 27 prillit, mbetën të vrarë 376 meshkuj shqiptarë të asaj ane, të cilët sipas familjarëve të këtyre viktimave, u vranë vetëm për faktin që ishin shqiptarë.

Petrit Hasanaj, i cili në këtë masakër humbi gjyshin, babain dhe vëllain e tij 16 vjeçar, në një rrëfim për Telegrafin tha që fshati Meje është një sinonim i shqiptarisë.

Meja është një sinonim i shqiptarisë, ku flen babi im që i takon besimit katolik, dhe fqinji im që i takon besimit mysliman. Shqiptarët kanë qënë çdoherë të lidhur për komb, dhe fenë e kanë pasur lidhje shpirtërore, ndërsa kombin e kanë pasur më shumë se lidhje shpirtërore e kanë pasur gjithçka”, tha fillimisht Hasanaj.

Në rrëfimin e tij Hasanaj potencoi, që 27 prilli i vitit 1999 nuk do të harrohet asnjëherë pasiqë ishte një nga ditët më të rënda që ata e kanë përjetuar si familje.

“Datën 27 prill, sigurisht që nuk do ta harrojmë kurrë, sepse ajo ishte në ditë e kobshme për familjen tonë, duke qenë një nga ditët më të vështira që ne i kemi përjetuar si familje. Ishte një lloj shtet rrethimi ku forcat e ushtrisë e policisë serbe në atë kohë e rrethuan shtëpinë tonë dhe aty i ndanë në mënyrë të dhunshme meshkujt në njërën anë dhe gjininë femërore dhe fëmijët në anën tjetër, ku këtu u ndaluan gjyshi, baba, dhe vëllai im i cili ende nuk i kishte mbushur 17 vjeç”, shtoi tutje Hasanaj, shkruan Telegrafi.

  • Pavarësisht që kanë kaluar 26 vite që nga dita ku në rrjedhën e historisë Masakra e Mejes shënohet si sinonim i dhimbjes e i ndërgjegjes së vrarë, këto varreza e ky kompleks memorial në këtë fshat ende presin rikthim e trupave të atyre që janë pasqyrimi më i dhimbshëm i historisë së Kosovës. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.