Sukses i madh për Éclat Aesthetic Clinic: Fiton për herë të dytë çmimin prestigjioz “Blue Diamond Winner 2024” nga iS Clinical në Los Angeles
Éclat Aesthetic Clinic është nderuar për të dytën herë radhazi me çmimin “Blue Diamond Winner”, një nga vlerësimet më të larta që jepen nga brendi ndërkombëtar i njohur iS Clinical, me seli në Los Angeles, SHBA.
Ky çmim jepet vetëm një herë në vit për një klinikë përfaqësuese nga secili rajon dhe bazohet në kritere të rrepta si: profesionalizmi i vazhdueshëm, rritja e qëndrueshme, përfaqësimi dinjitoz i brendit dhe ruajtja e imazhit të iS Clinical si markë luksoze me rezultate të dëshmuara.
Leonora Ahmeti, pronare dhe udhëheqëse e Klinikës Éclat, u shpreh jashtëzakonisht e lumtur për këtë sukses të madh:
> “Ky është një çmim i veçantë për të gjithë ne. Është një nder dhe një përgjegjësi e madhe që Éclat e fiton këtë vlerësim për të dytën herë radhazi. Falënderoj nga zemra ekipin tonë profesional dhe pacientët që na besojnë çdo ditë.”
Ky vlerësim e konfirmon Klinikën Éclat si një nga liderët rajonalë në fushën e estetikës mjekësore, duke ndihmuar në vendosjen e Kosovës në hartën ndërkombëtare të industrisë estetike,shkruan Raporto24
Leonora Ahmeti, së bashku me pjesëtarë të stafit të Éclat, udhëtuan drejt Los Angeles-it për të marrë personalisht këtë çmim prestigjioz dhe për të marrë pjesë në aktivitetet ekskluzive të organizuara nga iS Clinical./Raporto24/