No menu items!

Letra prekëse e Jusuf Gërvallës për nënën e tij: Rruga e nderës asht ma e zorshmja

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shpërndarë një letër të veçantë të babait të saj, Jusuf Gërvalla.

Letra i ishte dërguar nënës së tij, Ajshes, në vitin 1980 nga Gjermania.

Në një pjesë të letrës, Gërvalla citon: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njërin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”

Në ditëlindjen e tij të 79-të, më lejoni të ndaj me ju letrën që Babi (Jusuf Gërvalla) i dërgon nënës së tij, Nënës Ajshe,” tha Gërvalla, duke theksuar rëndësinë e mesazhit të tij.

Më 17 janar të vitit 1982, në Untergrupenbah të Gjermanisë vriten vëllezërit Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, si dhe Kadri Zeka.

Bardhoshi dhe Kadriu vdesin në vendin e ngjarjes, Jusufi më vonë.

Kjo letër përshkruan vlerat e nderit dhe përkushtimit, që kanë karakterizuar jetën dhe veprën e Jusuf Gërvallës./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.