No menu items!

‘Lewandowski’ i Kosovës drejt transferimit në Rapid Bucuresti

Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani pritet të vazhdojë karrierën në Rumani.

Rrahmani tash e një kohë po tregon vetën në Superligën e Kosovës, andaj mundi i tij pritet të shpërblehet.

Mediumet e shumta rumune kanë shkruar se tashmë është arritur marrëveshja që sulmuesi kosovar të transferohet te Rapid Bucuresti.

E përditshmja “fanatik.ro” ka shkruar se Rapidi do të paguajë rreth 600 mijë euro për transferimin e Rrahmanit nga Ballkani.

Vlen të përmendet që Rapidi në kampionatin e kaluar zuri vendin e pestë në Rumani.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.