Lidhja e përfolur mes yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, dhe influenceres Fati Fázquez ka bërë bujë të madhe, sidomos pas publikimit të disa imazheve nga pushimet e tyre në Itali.
Ky raport është komentuar gjerësisht, veçanërisht për shkak të faktit se Fati është 30 vjeçe, ndërsa Yamal ende nuk ka mbushur 18 vjet.
Diferenca prej 12 vitesh në moshë, si dhe fakti që futbollisti është ende i mitur, kanë nxitur një valë reagimesh në rrjetet sociale, sipas raportimeve të Tribuna.com.

Influencerja, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka marrë madje edhe kërcënime me vdekje.
Nuk është e qartë nëse kërcënimet kanë ardhur drejtpërdrejt për shkak të lidhjes së saj me Yamal, por reagimi i saj ndaj komenteve negative ka qenë i fortë.
“Është e trishtueshme të shohësh njerëz që kanë kaq shumë errësirë brenda vetes, saqë i urojnë vdekjen dikujt që as nuk e njohin”, ka shkruar Fati.
“Për ata që më duan të keqen, unë u uroj shërim, sepse askush që është mirë me veten nuk dëshiron shkatërrimin e një tjetri”. /Telegrafi/