No menu items!

Ligji për Këshillin Prokurorial merr dritën e gjelbër, Haxhiu: Kjo është një fitore e madhe

Gjykata Kushtetuese sot i ka dhënë dritën e gjelbër reformës në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ministrja në detyrë e drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se angazhimi dhe përpjekja për një reformë rrënjësore në sistemin prokurorial, më në fund po merr drejtimin e merituar.

“Angazhimi dhe përpjekja jonë për një reformë rrënjësore në sistemin prokurorial, më në fund po merr drejtimin e merituar.  Pas një përpjekjeje e rruge tejet të gjatë, të ballafaquar me jo pak sfida e pengesa, me bojkotime e vonesa, sot Gjykata Kushtetuese ka njoftuar dhe ka validuar ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial.  Kjo është një fitore e madhe, një fitore për reformën dhe për tërë sistemin e drejtësisë”, ka thënë Haxhiu.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Gjykata Kushtetuese sot i dha dritën e gjelbër reformës së madhe në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Angazhimi dhe përpjekja jonë për një reformë rrënjësore në sistemin prokurorial, më në fund po merr drejtimin e merituar.

Pas një përpjekjeje e rruge tejet të gjatë, të ballafaquar me jo pak sfida e pengesa, me bojkotime e vonesa, sot Gjykata Kushtetuese ka njoftuar dhe ka validuar ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial.

Kjo është një fitore e madhe, një fitore për reformën dhe për tërë sistemin e drejtësisë.

Rrjedhimisht KPK nuk do të funksionojë tutje bazuar në interesat grupore, politike e klanore, dhe nuk do ta ketë përbërjen korporatiste dhe të pabalancuar e të dominuar pothuajse 100% me prokurorë, e të cilat, vetëm dëme të pa-riparusheme i sollën vet sistemit.

Tutje KPK do të funksionojë e ri-organizuar, me përbërje sipas standardeve më të mira ndërkombëtare dhe profesionale, por gjithashtu, me kriteret profesionale të përbërjes e llogaridhënies.

Ndryshimet e tilla, përveçse do ta eliminojnë këtë lloj të funksionimit, te keqmenaxhimit e korporatizmit në KPK, ato gjithashtu sistemit do t’i sjellin profesionalizëm e integritet, transparencë dhe llogaridhënie, me synimin e rritjes së efikasitetit profesional, rritjes së integritetit dhe besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë proces. Mirënjohëse për angazhimin profesional.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.