No menu items!

Limaj: Kurti duhet të jap dorëheqje

Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se në këtë fazë të marrëveshjes mes Serbisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të jap dorëheqje.

Sipas tij, Kurti ka sjellë një marrëveshje të keqe për Kosovën dhe se duhet të shkojë në shtëpi.

Në vend që me fol pasojat e vendit, ne flasim për fatin e kryeministrit. Nuk duhet me fol per fatin e tij, ne fund të flasim për pasojat e vendit. Zgjidhja më e mirë ka qenë dorëheqja e kryeministrit. Një kryeministër që ka sjellë një marrëveshje kaq të keqe, duhet të shkoj në shtëpi për gabimet që ka bërë. Ai duhet të marrë pasojat dhe të shkojë në shtëpi. Një njëri me integritet me dashtë vendin e bën këtë punë dhe bëhet i përgjegjshëm para qytetarit”, ka deklaruar ai në Tëvë1.

Sipas tij, Kurti para populli del pa u skuq fare e thotë se nuk ka negociuar.

Ky pa u skuq hiq del para popullit thotë jo nuk kam negociuar. Ma kanë qit në tavolinë. Ky duhet të ndihet i poshtëruar”, përfundoi Limaj

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.