No menu items!

Linda i thotë Bucit se i “fut duart aty ku s’duhet”, gjersa ai i përgjigjet ashpër: Ti e fut gojën aty nuk duhet

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Linda Halimi, ka nxjerrë në pah tensionin në ambientin e shtëpisë së Big Brother duke hedhur një kunj të ashpër drejt Bucit.

Me një fytyrë të përzemërt, ajo nuk ka ezituar të thotë: “Ti i fut duart aty ku nuk duhet”, duke i ureferuar kështu videos së famshme, e cila tregonte se si Buci i kishte futur duart Santianës

Kjo video madje kishte acaruar aq shumë opinionin dhe familljarët, saqë e dashura e Bucit, Verona, kishte hyrë në shtëpinë e BBVK për t’i dhënë vërejtje publike atij.

Përgjigja e Bucit, megjithatë, ka qenë po aq e shpifur dhe e nxituar. Ai ka përdorur një dozë të këndshme ironie për të replikuar duke i tgënë: “Ti e fut gojën aty ku nuk duhet”.

Ky shkëmbim i fjalëve ka shtuar tensionin në atmosferën e shtëpisë së Big Brother VIP, duke lënë shikuesit në pritjen e padurueshme për zhvillimet e ardhshme.

Në këtë kontekst, publiku po vazhdon të mbetet në pritje për të parë nëse ky konflikt do të përkeqësohet ose do të zbutet, duke krijuar një emocion të padurueshëm dhe një rivalitet të fuqishëm në këtë sezon të shfaqjes.

Përndryshe, të nominuarit e javës vazhdojnë të mbeten: Alby, Alba, Blerando, Santiana dhe Linda Halimi, ku njëri prej tyre largohet të premten. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.