Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ishte e pranishme në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik që po mbahet në Tiranë.
Linda komentoi fitoren e katërt të shoqit në krye të qeverisë, duke u shprehur entuziaste dhe e mallëngjyer për mbështetjen që shqiptarët i kanë dhënë Ramës.
Rama shtoi se ndjen peshën mbi shpatulla që të mos e zhgënjejë askënd.
Jam shumë entuziaste dhe e prekur, e mallëngjyer thellësisht sepse ndjeva sikur po lidhej filli midis prindërve tanë dhe asaj çka ëndërruam në ’91-’92 për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Asokohe qeveria e parë demokratike mori një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët. Duket sikur ka një fill që lidhet pas kaq shumë vitesh dhe shqiptarët sepse vazhdojnë të ëndërrojnë Shqipërinë në Europë i besuan Edit një mandat që është shumë shumë i fortë, mendoj që është një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Ndjej peshën mbi shpatulla për të mos zhgënjyer askënd nga ata që e ka dhënë këtë mbështetje dhe për të lejuar të rinjtë që të çelin një shteg krejt të ri. Është misioni ynë për ta përfunduar këtë proces si brez në mënyrë që fëmijët tanë të nisin një tjetër nivel angazhimi”, tha Linda Rama.
Tutje, ajo ka treguar se se është e përkushtuar ndaj jetës familjare.
“Fëmijës tim i gatuaj vetë”, tha Linda, duke theksuar se jeta e saj është shumë më e thjeshtë nga sa mund të perceptohet.