No menu items!

Lipjan/ Arrestohet një person pasi kërcënoi të dashurën e tij: “A po mi jep 70 mijë euro ose fotot intime ia dërgoj familjes tënde”

Një person është arrestuar mbrëmë në qytetin e Lipjanit, rreth orës 20:30.

Sipas raportit të Policisë, e dashura e të dyshuarit ka raportuar se ai e kishtë kërcënuar atë se do ia tregoj disa fotografi intime familjarëve të saj nëse nuk ia jep 70 mijë euro.

Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Lipjan 03.07.2021-20:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar  (i dashuri i saj), ka kërkuar që t’ia jap  70.000 (shtatëdhjetëmijë) € para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot (intime) familjarëve të saj. Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.