No menu items!

Lira Gjika: Fjala që përdorni më shpesh, por nuk duhet t’ua thoni më kurrë fëmijëve

Shpesh në nerva e sipër, prindërit i drejtohen me urdhër fëmijëve të tyre të pushojnë së foluri. Ky, sipas pediatres Lira Gjika, është një gabim i madh që ndikon negativisht te fëmijët. Truri i fëmijës ndalon, sqaron pediatrja. Kjo është arsyeja shkruan Gjika në një postim në rrjetet sociale, përse fjala ‘pusho’, është e ndaluar në disa vende evropiane, në institucionet e edukimit, parashkollore dhe shkollore.

“Pusho, pusho, i drejtohen fëmijës, nëna, babai, gjyshërit deri te mësuesit në shkollë. Të gjithë këta të rritur, e përdorin këtë fjalë pa i shkuar në mënd se është një nga fjalët, që gjymton më shumë. Jo rastësisht në vendet e Evropës veriore, fjala “pusho”, është e ndaluar me ligj, të përdoret në institucionet e edukimit, parashkollore dhe shkollore. Përdorimi i kësaj fjale, për fat të keq, tek ne, është shumë e pranishme në dialogun i rritur i parritur.

Dhe sidomos, kur i rrituri ka humbur durimin dhe i kanë “hipur nervat”, pasi nuk po e mposht dot fëmijën. I rrituri, kur humbet durimin, përton të durojë apo të gjejë fjalën dhe mënyrën e duhur, deri sa fëmija të bindet, që të kryejë apo marrë komandën. Shkencëtarët thonë, se kur i rrituri i jep këtë urdhër fëmijës, truri i tij, fëmijës, stopon së menduari. Ky stopim shkakton “tharje” në strukturat e brishta të njerëzores, që fëmija me shumë mundim, po ndërton. Kjo është arsyeja, që vendet e zhvilluara e kanë ndaluar përdorimin e kësaj fjale në mjediset e edukimit”, shkruan pediatrja Gjika.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.