Është liruar nga paraburgimi këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Ajo ishte arrestuar në Prishtinë me 19 korrik pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Avokati Fanol Krasniqi ka thënë për IndeksOnline se klientja e tij është liruar dhe se Gjykata ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e saj. Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ajo u kap me dy pistoleta në makinën e saj, shoqëruar nga dy persona të tjerë./IndeksOnline/
Përmbledhje e privatësisë
Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.