No menu items!

Lirohet për qarkullim rruga për në Banjskë

Tashmë është liruar për qarkullim rruga për në Banjskë të Zveçanit, shkruan Express.

Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, po qëndron atje dhe sjell pamjet ku shihet se policët janë aty.

Të dielën Policia e Kosovës në Banjskë të Zveçanit u sulmua nga një grup terroristësh, ku i vrarë mbeti rreshteri Afrim Bunjaku, një polic u plagos dhe dy të tjerë u lënduan.

Tashmë për këtë rast janë 4 persona në paraburgim, derisa 4 janë liruar sot. /GazetaExpress/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU