No menu items!

Llapi dhe Ferizaj vazhdojnë ecurinë pozitive në fazën vendimtare të edicionit 

16 prill, 2025 – Skuadrat e Llapit dhe Ferizajt kanë regjistruar fitore të rëndësishme në ndeshjet e javës së 29-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, duke vazhduar kështu ecurinë pozitive në këtë fazë vendimtare të edicionit.

Llapi ka shënuar fitoren e tretë radhazi në të gjitha garat, duke e mposhtur Feronikelin 74, me rezultat minimal 1:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Golin e vetëm të takimit e realizoi qendërsulmuesi Ardit Tahiri nga pika e bardhë në minutën e 45-të, duke i dhënë tre pikë të arta skuadrës së drejtuar nga Tahir Batatina.

Kjo fitore e largon Llapin nga zona e rrezikshme e tabelës, pasi tashmë ka grumbulluar 36 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë, me të njëjtin numër pikësh si Dukagjini që ndodhet një vend më poshtë.

Një fitore të rëndësishme e ka regjistruar edhe skuadra e Ferizajt, e cila në shtëpi mposhti Malishevën, po ashtu me rezultat 1:0, duke shënuar kështu fitoren e dytë rresht në Superligë.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi mesfushori Edon Sadriu në minutën e 39-të.

Kjo fitore e ka ngritur Ferizajn nga vendi i gjashtë në pozitën e katërt me 41 pikë, vetëm gjashtë më pak se Malisheva që aktualisht mban vendin e tretë, pozitë që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin e ardhshëm.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.