No menu items!

Llapi vazhdon në Superligë, mposht Vushtrrinë në barazh përmes penalltive

Llapi do të luajë në Superligën e Kosovës edicionin e ardhshëm pasi arritën ta mposhtin Vushtrrinë me rezultat 4-1 pas ekzekutimit të penalltive.

Në pjesën e parë ishin vushtrriasit ata të cilët patën iniciativën, duke rrezikuar portën e Llapit në disa raste.

Rasti i parë për Vushtrrinë erdhi në minutën e 18-të, por goditja e tyre përfundoi jashtë portës.

Në minutën e 31-të Vushtrria pati një mundësi të mirë të realizonte pas një kundërsulmi, por mbrojtja e Llapit bllokoi një goditje të rrezikshme që po shkonte në drejtim të Marijan Coric.

Llapi u fut në pjesën e dytë me një fytyrë krejtësisht tjetër, duke krijuar disa raste të cilat shumë lehtë kanë mundur të përfundojnë në rrjetë.

Po luhej minuta e 60-të e takimit kur Elvir Gashijani bëri një super goditje e cila u prit me shumë vështirësi nga portieri Arlis Shala

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.