No menu items!

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Ish-pjesëtari i Sigurimit të Shtetit të Jugosllavisë, Mehmet Loci, nuk ka shprehur pendesë për veprimtarinë e tij e dhunën e ushtruar ndaj ish-të burgosurve politikë shqiptarë.

Loci e mohoi një pjesë të akuzave, por e pranoi që ka ushtruar dhunë ndaj disa shqiptarëve që ishin të burgosur nën regjimin e ish-Jugosllavisë.

Unë në gishta i njoh kë e kam rrahur”, tha i pa penduar Loci, i cili kishte vepruar në rajonin e Pejës.

Ndryshe, Loci është akuzuar nga shumica e ish të burgosurve politikë që rrëfyen në “Debat Plus” për torturat që i kishin përjetuar gjatë fazës së hetimeve dhe burgjeve të ish-Jugosllavisë.

Loci nuk e ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj Nasim Haradinajt, por që sipas tij po përmenden vetëm shqiptarët që kanë ushtruar dhunë e jo serbët të cilët ishin bashkëpunëtor të tij në Sigurim të Shtetit.

Ai  tha se i di emrat kush e ka rrahur Haradinajn duke mos e mohuar edhe veten e tij, por duke i ikur pyetjes indirekt.

“Unë ky që jam përpara, ditën e parë të shoqërimit të Smajl Haradinajt [babai i Nasim haradinajt], kam zhvillu bisedë spastruese fillestare. Ka zgjat disa, po më vjen zor ta them… Ato çka m’ka thanë Smajli nuk do t’ua them. Unë po i them të bëhet burrë. Unë e di kush e ka rreh,[Nasim Haradinajn]. Kam qenë kujdestar. Le ta përmend atë serbin. Çfarë është kjo atmosferë që vetëm lakojnë emrat e shqiptarëve dhe jo serbëve dhe malazezëve”, tha ai.

Haradinaj më herët e kishte përmendur me emër Mehmet Locin si njërin nga torturuesit më të mëdhenj në zyrat e Sigurimit të Shtetit në Pejë. /Dukagjini/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.