Optimizmi po rritet në dhomat e zhveshjes së Barcelonës për transferimin e Nico Williams. Sipas Mundo Deportivo, disa lojtarë tashmë besojnë se anësori i kombëtares spanjolle do të veshë fanellën blaugrana sezonin e ardhshëm.
22-vjeçari thuhet se i ka dhënë dritën jeshile transferimit dhe ka arritur një para-marrëveshje me Barcelonën për një kontratë gjashtëvjeçare.
Pas përpjekjes së dështuar të verës së kaluar, klubi katalanas po vepron me kujdes dhe vendosmëri për të finalizuar marrëveshjen.
Nico është i bindur për projektin sportiv të Hansi Flick dhe e sheh Barcelonën si klubin ideal për të vazhduar zhvillimin e tij. Marrëdhënia e tij e mirë me lojtarë si Lamine Yamal, Alejandro Balde, Pedri, Ferran Torres dhe Dani Olmo ka forcuar bindjen se transferimi është çështje kohe.
Bayern Munich mbetet në garë dhe ka paraqitur një ofertë më të lartë financiarisht, duke i premtuar Nicos statusin e titullarit, megjithatë, prioriteti i tij është kalimi te Barça.
Athletic Club, ndërkohë, po përpiqet të mbajë lojtarin duke ofruar një rinovim të rëndësishëm dhe duke kritikuar publikisht interesimin e Barcelonës. Presioni mbi Nicon është shtuar edhe nga mediat dhe tifozët në Bilbao.
Pavarësisht kësaj, lojtari nuk ka mohuar dëshirën e tij për një largim, duke lënë të kuptohet se e ardhmja e tij mund të jetë larg San Mamés.
Edhe pse marrëveshja nuk është zyrtarizuar ende, Barcelona është gjithnjë e më e bindur se transferimi do të mbyllet në javët e ardhshme, me Nicon që shihet si pjesë kyçe e projektit të ri të Flick