No menu items!

Loredana zbulon fjalët që i tha Jozi pas sherrit me Gjestin: Ishte shumë i ngarkuar

Loredana Brati të shtunën u eliminua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.

Ajo doli në një moment jo edhe aq të mirë, kur Joz Marku goditi me shuplakë Gjestin.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, bukuroshja ka folur për eksperiencën brenda.

Ajo komentoi komunikimin e fundit me Jozin pas situatës së paprecedentë me Gjestin, ku tha se ai nuk ishte mirë.

Loredana zbuloi për publikun edhe se çfarë do të ndodhë me lidhjen e tyre pas daljes nga shtëpia e BBV.

Ata janë shumë krenarë, jo gabim, ndodhi (për marrëdhënien me Jozin). Unë mësova plot, prap më ka dhënë shumë emocione, banorët e tjerë nuk i kanë ndjerë ato që kam ndjerë unë. Nuk e prisja dot me thikë, nuk dija ku të futesha, unë e shikoja atë njeri në sy dhe më jepte emocione”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Më trembi koka e Gjestit, dhe normale skena ishte shumë e fortë, Jozi erdhi tek mua më tha ‘shko në studio’ më tha ‘më vjen keq’ por ai nuk ishte mirë, ishte i ngarkuar. Unë sa të kem ndjenja s’do ta heq, unë edhe kur isha aty brenda dhe Jozi ishte me një goc tjetër e mbajta”. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.