No menu items!

Luan Krasniqit i vdes vëllai

Ditën e sotme, vëllai i Luan Krasniqit ka ndërruar jetë.

Lajmin e bëri të ditur legjenda e boksit me anë të një postimi në Instagram, shkruan Indeksonline.

Më një dedikim rrëqethës ai u shpreh falënderues ndaj të ndjerit. “Jam thellësisht mirënjohës për vitet që ndamë së bashku, për këshillat e tij, për ngrohtësinë dhe dashurinë që më dha pa kushte”, shkroi ai.

Më poshtë postimi i plotë:

Me dashuri dhe mirënjohje për vllaun tim Ramiz Krasniqin

Sot është ndarë nga jeta vëllai im i madh, Ramizi – vëllai im i dashur, shoku im i jetës, figura ime atërore. Ikja e tij ka lënë një boshllëk të madh në zemrën time, një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë.

Ramizi ishte më shumë se një vëlla për mua. Ai ishte njeri me forcë dhe parime të forta – një shembull i rrallë, i cili më udhëzoi dhe më frymëzoi gjatë gjithë jetës sime. Jeta e tij ishte e mbushur me përgjegjësi, dhe dashuri për familjen.

Ajo që e bënte Ramizin të veçantë ishte madhështia e tij e heshtur – nuk kërkonte kurrë vëmendje, por kur fliste, të gjithë e dëgjonin. Kur ishte pranë, ndiheshe i sigurt. Dhe kur e kishe nevojë, ai gjithmonë ishte aty – i palëkundur dhe i besueshëm si askush tjetër.

Jam thellësisht mirënjohës për vitet që ndamë së bashku, për këshillat e tij, për ngrohtësinë dhe dashurinë që më dha pa kushte.

Ramiz, ti ishe dhe do të mbetesh gjithmonë një model për mua. Do të të mbaj në zemër – sot, nesër dhe përherë.

Me dashuri dhe dhimbje,

vëllai yt i vogel

Luani”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.