Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale me një set të ri fotografish.
Ajo shfaqet me një stil veror tejet të guximshëm dhe elegant.
E veshur me një bikini të zezë minimaliste dhe pantallona të gjëra të së njëjtës ngjyrë, Luana duket në super formë, teksa pozon pranë një makine luksoze.

Me flokët e lëshuara bionde dhe syzet e zeza elegante, ajo kombinon klasin me sharmin modern, duke dhënë një imazh të fuqishëm të vetëbesimit dhe stilit personal.
Reagimet nga ndjekësit nuk kanë munguar, me komente të shumta që vlerësojnë pamjen dhe karizmën e saj të padiskutueshme. /Telegrafi/


