Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se lufta midis Iranit dhe Izraelit mund të ketë ndikim “të dëmshëm” në migracionin drejt Evropës.
Sipas Anadolu Agency, Erdogan në një bisedë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ka thënë se “konflikti mund të shkaktojë një rritje të madhe të migracionit që do të prekte Evropën dhe rajonin”
“Spirali i dhunës i nxitur nga sulmet e Izraelit mund të dëmtojë rajonin dhe Evropën, si në aspektin e migrimit, ashtu edhe për mundësinë e rrjedhjes bërthamore,” citohet të ketë thënë Erdogan.