Sot (e diel) në Shqipëri po mbahen zgjedhjet parlamentare 2025, ndërsa qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për përfaqësuesit e rinj në Kuvend.
Ndër emrat publikë që kanë marrë pjesë në votime është edhe këngëtari i njohur dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, këngëtari Luiz Ejlli.
Luizi ka ndarë një moment nga votimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi të gishtit të lyer me bojë, shenjë simbolike që tregon se ka hedhur votën.
Por ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen është përshkrimi që ai ka vendosur mbi foto: “Po na e lyejnë gishtin me bojë, po na bëjnë me gisht gjithë jetën”
Foto: Luiz Ejlli/InstaStory
Ky reagim ironik dhe kritik nga artisti është interpretuar nga ndjekësit si një reflektim i zhgënjimit të përgjithshëm që shumë qytetarë ndjejnë ndaj klasës politike dhe proceseve zgjedhore.
Komenti i Ejllit është shpërndarë gjerësisht në rrjet, duke u kthyer në një nga postimet më të diskutueshme të ditës.
Kujtojmë se Luiz Ejlli është një ndër personazhet më të ndjekur në Shqipëri dhe Kosovë, dhe shpesh përdor platformën e tij për të komentuar çështje shoqërore, përtej fushës së muzikës dhe televizionit. /Telegrafi/