No menu items!

LUIZI MËRZITET ME ATË QË I BËRI KIARA, EDHE FLET HAPUR: ME ATË QË BËRE I HUMBE TË GJITHA

Luizi ishte së fundmi sëmurë dhe u mërzit me Kiarën e cila nuk i shkoi afër as për ta pyetur si je. Mërzia e tij u shtua akoma më shumë kur moderatorja ka qeshur dhe pse ai po i fliste seriozisht. Në bisedë u përfshi dhe Olta, e cila i doli në krah Luizit.

Luizi: Është hera e dytë që po më habit. Dea: Tani ajo po të thotë që nuk di të përkëdhelë. Luizi: Si mund të jetë njeriu kështu? Nuk jam mësuar të më përkëdhelin se gjithmonë i kam bërë vetë gjërat, por nuk i marr vesh këto të qeshurat.

Kiara: Po kur më sheh kështu, Luizi: As nuk po të shoh fare (Kiara qesh sërish), Luizi: Prapë po qesh, si shpjegohet?. Olta: U mek. Luizi: Shumë problem është (Kiara nuk ndalon së qeshuri). Olta: Dhe të qeshësh me lot tani është e tepërt. Po të kursej prej Luizit po ta tregoj nesër. Luizi: Vazhdo se e meriton. Olta: Kam fr ikë se të shtoj dhimbjen e kokës. Luizi: Jo. Olta: Tani ti po qesh me dhimbjen e Luizit apo ça ke? Ça ka për të qeshur?

Kiara: Jo, ai e di që nuk qesh. Luizi: Jo nuk po e marr vesh. Kiara: Seriozisht e ke ti ? (Qesh). Olta: Edhe tani prapë qesh? Kiara: Më zuri lemza. Luizi: Po të përmendin njerëzit thonë sa e do Luizin kjo, maroka. Olta: Sa e poshtër qenka, sa e ftohtë. Dea: Çohu ta përkëdhelësh pak. Kiara: Jo jo se nuk do. Bën kot shih si qesh.

Luizi: Unë qesh? Olta: Nuk e di Kiara, trego içik kujdes, 7 herë ta bëra me shenjë që është keq, një herë nuk ke ardhur ta pyesësh si je. Kiara qesh sërish: Moj nuk pushon një sekond ti?. Olta: Ç’e ke këtë agresivitet?.Më pas kur Kiara shkoi për ta përkëdhelur Luizi e refuzoi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.