Këngëtari dhe fituesi i BBVA 2, Luiz Ejlli, ka reaguar në rrjete sociale pasi Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm në çështjen ku më herët ishte dënuar me një vit burg për falsifikim të një deklarate noteriale, shkruan Gazeta Sinjali.
Vendimi i Apelit rrëzoi aktgjykimin e mëparshëm të Gjykatës së Fierit, duke e konsideruar të pabazë.
https://www.instagram.com/reel/DJZVvK2IoH_/?igsh=MXdsd3A3dXQ2dDlqdQ==
“Pas një beteje të gjatë me padrejtësinë pas një vendimi që u bë titull portalesh dhe festë për disa, drejtësia foli sërish dhe qartë: jam i pafajshëm. Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim absurd që më dënoi me një vit burg, jo sepse më dha një favor, por sepse e pa të vërtetën. Një të vërtetë që shumë më nuk e kërkuan kurrë, sepse nuk iu interesonte drejtësia por shkatërrimi,” tha Luizi në një video të publikuar në Instagram.
Në deklaratën e tij, Ejlli shtoi:
“E derisa unë luftoja për të mbrojtur emrin, jetën dhe të ardhmen teme kishte njerëz që qeshnin, kishte sy që ndriçonin nga lajmi i dënimit tem. Madje edhe thoshin që e mori atë që e meriton. Pikërisht sot deshta, është koha që këta njerëz ta ulin kokën, jo nga frika, por nga e vërteta, sepse kur e dëmton një njeri të pafajshëm, nuk fiton as drejtësia as morali, por veç urrejtja. Faleminderit drejtësisë që foli, faleminderit atyre që besuan në pafajësinë time.”
Gjykata e Apelit pranoi ankesën e avokatëve të tij, Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, dhe përveç Luiz Ejllit, shpalli të pafajshëm edhe Fatmir Avdurramanin, personin për të cilin pretendohej se Luizi kishte hartuar deklaratën e falsifikuar.
Video👇
https://www.instagram.com/reel/DJZVvK2IoH_/?igsh=MXdsd3A3dXQ2dDlqdQ==