Luka Modriq me shumë gjasë do të qëndrojë në Evropë.
Kroati pritet ta realizojë ëndrrën e tij të fëmijërisë, për t’ju bashkuar Milanit.
Siç raporton gazetari Gianluca Di Marzio, Modriqin nga “Rossonerët” e ndan vetëm një nënshkrim pasi që pritet ta nënshkruajë nesër kontratën.
Modriq, kujtojmë se u largua nga Reali pas 13 vitesh ku kishte bërë 591 paraqitje, ku fitoi trofe të shumtë, mes tyre edhe “Topin e Artë” në vitin 2018./IndeksOnline/