No menu items!

Lumbardh Salihu dhe Semi Japuaj kapen në momente intime, duke nxitur aludime për lidhje

Ish-fituese i Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ka qëndruar shumë i rezervuar kohët e fundit për jetën e tij private, duke shmangur vëmendjen e medieve dhe publikut.

Megjithatë, një lajm i fundit i siguruar nga Prive ka trazuar rrjetet sociale dhe ka nxitur diskutime të shumta.

Në disa pamje ekskluzive, Lumbardh shihet duke kaluar momente shumë të afërta dhe të ngrohta me këngëtaren Semi Japuaj.

Foto: Screenshot/YouTube

Dyshja shfaqen të relaksuar dhe të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke i dhënë kështu bazë spekulimeve për një lidhje të mundshme romantike mes tyre.

Këto pamje kanë ndezur menjëherë imagjinatën e ndjekësve, të cilët janë përfshirë në aludime dhe komente për një histori dashurie që po zhvillohet në heshtje

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, as Lumbardh as Semi nuk kanë bërë ende ndonjë deklaratë publike në lidhje me këto fotografi dhe nuk kanë konfirmuar apo mohuar asnjë nga këto aludime.

Megjithatë, pamjet vetë flasin më shumë se fjalët dhe kanë qenë të mjaftueshme për të nxitur një valë diskutimesh në rrjetet sociale, duke bërë që fansat dhe ndjekësit e tyre të kërkojnë më shumë detaje mbi marrëdhënien mes tyre. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.