No menu items!

Lushtaku thotë se dyshon nëse Kurti jeton në “univers paralel” ose ka “dozë të lartë humori”

Mergim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se dyshon nëse “Albin Kurti jeton në univers paralel”, apo “ka dozë të lartë humori”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se nuk dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme sepse në atë rast “zhduket opozita”.

Pas kësaj deklarate shumë deputetë opozitarë kanë reaguar, përfshirë edhe Lushtaku.

”Për këtë kryeministër jam në dilemë se i njëjti a jeton në një univers paralel/ka shkalluar apo ka dozë të lartë humori?! Sinqerisht, shteti asnjëherë nuk ka qenë në duar më të pasigurta”, ka shkruar Lushtaku në Facebook, të hënën. /Gazeta Express

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.