No menu items!

LVV kërkonte shkarkimin e Qeverisë për 107 vdekje, tash heshtin kur janë 113

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në profilin e saj në ‘facebook’ në gushtin e vitit 2020 kishte treguar se si Grup Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje kishin iniciuar mocion mosbesimi për Qeverinë e Avdullah Hotit meqë thoshte se “s’mund të qëndrojmë duarkryq kur qytetarët vdesin”.

Pacolli aty kishte listuar të dhënat për COVID-19 nga data 27 korrik deri më 5 gusht.

Në atë periudhe kohore sipas përllogaritjeve që kishte bërë vetë Pacolli kishin qenë gjithsejtë 2 mijë e 409 persona të infektuar me COVID dhe 107 persona që kishin humbur jetën si rezultat i virusit. Këto statistika për Pacollin atë kohë ishin të mjaftueshme për të kërkuar rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Por cila është situata pandemike aktuale?

Në periudhën kohore prej 18 gushti deri më 27 gusht kanë vdekur gjithsejtë 113 persona nga COVID-19, pra 6 më shumë se në periudhën kohore kur VV-ja dhe deputetja Pacolli kërkonin votim për rrëzimin e Qeverisë.

Derisa raste të reja të infektimeve për këtë periudhe kohore janë 20 mijë e 459, apo rreth 18 mijë më shumë se koha kur kërkohej rrëzimi i Qeverisë Hoti.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kohore është shënuar edhe shifra rekorde e infektimeve. Më 25 gusht janë shënuar 2 mijë e 541 raste të reja me COVID-19.

Pavarësisht këtyre statistikave dhe situatës pandemike, ministrit Vitia i kanë dalë në mbrojtje zyrtarë të lartë të Qeverisë, si Donika Gërvalla e Besnik Bislimi, pas kritikave të shumta dhe kërkesave për shkarkim.

Gërvalla ka deklaruar se “ia heq kapelën” Arben Vitisë për punën e bërë derisa Bislimi ka thënë se Vitia është ministri më i mirë i Shëndetësisë pas pavarësisë.

Aktualisth kemi 25 mijë e 407 raste aktive derisa vendi pritet të futet përsëri nën masa rigoroze. Sot Qeveria do të mblidhet për vendosjen e orës policore, gastronomisë do t’i shkurtohet orari dhe një varg masash të tjera./GazetaExpress/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.