No menu items!

“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sulmua nga policët në Klinë

Driton Krasniqi, burri i cili është keqtrajtuar nga tre zyrtarë policorë në Klinë, ka folur mbi rastin për Klan Kosova.

Ai pretendon se policët e keqtrajtuan derisa e futën në makinë.

Sipas tij, policët që me urdhër të prokurorit kishin shkuar ta arrestojnë për veprën “kanosje”, e konsideroi si të kotë ardhjen e forcave të rendit në shtëpinë e tij.

Pamjet e dhunshme në organet e rendit i dërguan familjarë të viktimës, derisa të tre zyrtarët policorë u arrestuan gjatë ditës së hënë dhe u dërguan në mbajtje për 48 orë

Lidhur me këtë rast ka dhënë detaje edhe Shkodran Nikçi- zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ai tha se fillimisht patrulla policore kishte shkuar në Klinë në një shtëpi për të arrestuar një përson të dyshuar për veprën penale ‘’Kanosje’’.

‘’Patrulla policore kanë shkuar në Klinë për të arrestuar një përson, i cili ka qenë I dyshuar për veprën penale ‘’Kanosje’’. Pas arrestimit ky person është dërguar në mbajte për 48 orë sipas raportit policor’’ është shprehur Nikçi.

https://www.facebook.com/share/v/19MgfRWnxm/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.