No menu items!

Macron akuzon Putinin për gënjeshtra rreth dëshirës për paqe në Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, shprehu shpresën sot se presidenti rus, Vladimir Putin, do të ndalojë së gënjyeri në lidhje me dëshirën për paqe, ndërkohë që vazhdon sulmet e tij ndaj Ukrainës, raporton Gazeta Sinjali.

“Në Ukrainë presim vetëm një përgjigje për një pyetje – a pranon presidenti Putin një armëpushim të pakushtëzuar?” tha Macron gjatë një vizite në Madagaskar. Ai theksoi se zemërimi i amerikanëve duhet të drejtohet vetëm ndaj një personi, dhe ai është Putin, shkruan Le Monde.

Macron shtoi se përparësia duhet të jetë një armëpushim i pakushtëzuar në Ukrainë, duke theksuar se statusi i Krimesë, një çështje qendrore në përpjekjet për të arritur një marrëveshje me Moskën, nuk duhet të jetë çështje parësore në këtë fazë të bisedimeve.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte thënë më herët se Krimea tashmë është një territor i humbur për Ukrainën, pasi gadishulli i Detit të Zi është aneksuar nga Rusia.

Çështja e statusit të gadishullit nuk shtrohet në asnjë mënyrë tani, dhe nuk është në dorën tonë ta vendosim atë”, tha Macron. “Armëpushimi është pika e nisjes për gjithçka”.

Macron përfundoi duke thënë se të gjitha çështjet e tjera janë pjesë e negociatave për paqe, të cilat do të zhvillohen më pas, duke marrë parasysh pozicionet ushtarake, çështjet territoriale dhe të sigurisë.

Ndërkohë, Trump ka dënuar sulmet e fundit ruse në Kiev, ku deri më tani kanë humbur jetën mbi dhjetë persona.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.