No menu items!

Macron do të bisedojë në telefon me Putinin vetëm nëse Kremlini ka propozime serioze për paqe me Ukrainën

Emmanuel Macron tha se nuk e ka ndryshuar numrin e telefonit, por nuk do të flas ‘broçkulla’ me Putinin.

Presidenti francez i është përgjigjur homologut rus, Vladimir Putin, i cili tha ditë më parë se udhëheqësi francezi nuk po i përgjigjet telefonatave të tija.

Macron deklaroi se udhëheqësi rus mund ta telefonojë nëse ka ndonjë “propozim serioz” për paqen në Ukrainë, raporton ap.

Nëse presidenti Putin ka dëshirë të bisedojë rreth propozimeve serioze për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ndërtuar paqen e qëndrueshme, d.m.th. respektimin e ligjit ndërkombëtar, dhe rrjedhimisht interesave dhe sovranitetit të Ukrainës, unë do ta pranoj telefonatën”, tha Macron në Bruksel në një konferencë për gazetarët pas samitit evropian

Macron shtoi se Franca do të jetë gjithmonë “një fuqi që do të ndihmojë dhe që nuk do të kursejë përpjekjet e saja për të arritur një rezultat”.

Të enjten, Putin konfirmoi se ishte gjithmonë i gatshëm për të biseduar me homologun francez, por se Macron është ai që ndaloi të gjitha komunikimet me Kremlinin. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.