Presidenti francez, Emmanuel Macron përsëriti sot se Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore, por ai gjithashtu tha se nuk kishte “kornizë të ligjshmërisë” në sulmet ajrore të SHBA ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe shtoi se ndryshimi i regjimit në vend duhet të jetë rezultat i vullnetit të popullit, jo i bombave.
Megjithëse Franca mbështet qëllimin që Irani të mos marrë kurrë armë bërthamore, nuk kishte asnjë kornizë ligjshmërie në këto sulme,” tha Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Støre, transmeton Ballkani.info.
“Unë besoj në sovranitetin e popujve dhe integritetin territorial, kështu që nuk mendoj se duhet të zëmë vendin e njerëzve në ndryshimin e liderëve të tyre,” shtoi ai.
Ai tha gjithashtu se sulmi izraelit në burgun famëkeq Evin, ku janë burgosur disidentët politikë dhe kundërshtarët e regjimit, “nuk ka të bëjë fare me qëllimet e shpallura”. Franca njoftoi më herët se në atë burg kishte edhe francezë dhe kreu i diplomacisë kërkoi qasje të menjëhershme konsullore për dy shtetasit francezë. /Ballkani.info/