No menu items!

Macron paralajmëron ndalim të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar të martën se Franca do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç nëse nuk arrihet një marrëveshje në nivel evropian brenda pak muajsh.

Ne duhet t’i ndalojmë mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç”, tha Macron në një intervistë për France 2, pas vrasjes së një asistenteje mësuese nga një nxënës 14-vjeçar pranë një shkolle në Nogent.

“Do të jap disa muaj kohë që të fillojë mobilizimi evropian. Përndryshe (…) do të fillojmë ta bëjmë atë në Francë. Nuk mund të presim më,” theksoi ai.

Macron gjithashtu njoftoi se do të ndalohet shitja e thikave online për të miturit.

“Një pesëmbëdhjetëvjeçar nuk do të jetë më në gjendje të blejë një thikë në internet,” tha presidenti, duke shtuar se do të vendosen rregulla të reja të rrepta, përfshirë sanksione dhe ndalime ekonomike ndaj shitësve që shkelin këto masa.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.