No menu items!

Mafia e pasulit’ dhe të tjera!

Shkruan: Kimete Berisha

1. Ushtria e Kosovës është e fundit në botë për nga forca, por për nga problemet ushqimore është e para.

– Ushtrisë i ka ndodhur edhe një problem me pasul.

– Qeveria Kurti gjithmonë ka probleme ushqimore, me miellin që e vodhën, me vajin që e vodhën, tash edhe me fasulen, ku ministria e mbrojtjes duan të vjedhin një tjetër lloj fasuleje, me hajna të tjerë, prandaj pasulin e kanë shpallur ‘sekret shtetëror’.

– Dieta militare e botës perëndimore është publike, çfarë duhet e çfarë s’duhet të hanë ushtarët (bile unë

kam dëshiruar që pasuli të jetë ushqim i ndaluar në ushtri), ndërsa hajnat shqiptarë, vjedhjen e bën ‘sekret shtetëror’.

– Ushtarët e Kosovës mund të flenë pa hëngër, gjynah…por komandatja e tyre nuk ka këso probleme, ajo ka probleme

edhe më të mëdha…se si të duket bukur në foto.

pasulit’, Ambasadori amerikan Hovenier e akuzoi qeverinë Kurti se plus po përmjerren para dyerve të NATO-s dhe të BE-së.

– Ambasadori e citoi gjyshin e tij Sokratin që e ka porositur të mos përmjerret vend e pa vend, por nuk tregoi se pse NATO dhe BE po e lejojnë Albin Kurtin të përmjerret para dyerve të tyre qe sa e sa herë.

– Dhe pse një herë qeveria Kurti janë shtyrë para dyerve të BE-së se cili po e çon përmjerrjen më larg se tjetri, deri në Rusi.

3. Albulena Haxhiu është shprehur e habitur me shprehjen e Ambasadorit amerikan, dhe e ka siguruar NATO-n dhe BE-në se s’bëhet fjalë për urinim….

të tregoj masandej se për çfarë bëhet fjalë.

4. Është e pazakontë që Albulena Haxhiu të shpreh ndjenjat e dashurisë.

Por, pasi që u detyrua nga Dejona Mihaili të thotë se ‘E dua Dejona Mihailin’, Albulena Haxhiu e tha.

– Pastaj i akuzoi ndërkombëtarët se si vazhdimisht kanë qenë kundër vendimeve të qeverisë Kurti, e cila është

e vetme kundër krejt botës.

5. Albin Kurti i ka marrë vendimet, përkundër mospajtimit të ndërkombëtarëve, në mënyrë që të heq dorë nga ato vendime sa herë vjen puna për t’u pajtuar me ndërkombëtarët.

– Pra, ky bën tregti me vendimet e qeverisë së tij.

I merr vendimet për t’i trembur ndërkombëtarët, pastaj i tërheq vendimet për t’i qetësuar ata.

6. Gazetarët që e kritikojnë, Albin Kurti i ka shpallur spiuj të paguar nga armiku serb dhe rus.

Për ata që nuk e kritikojnë, ka fjalë miradije.

– Për çfarë dezinformata ankohet kryeministri nga New York-u, ku as një për qind e asaj që ndodh në qeverinë e tij nuk shkruhet e nuk thuhet!

– A u frikësohet Albin Kurti dezinformatave?

Jo se dezinformatat janë qesharake në kohën tonë.

– Prandaj, ky, sikurse të

gjithë, i frikësohet të vërtetës dhe prandaj u thotë shqiptarëve të diasporës që të lexojnë veç lajme shtetërore, se çdo gjë që s’e thotë ky është rrenë.

7. Për dallim nga Albin Kurti, i cili po bën gabime të trasha (si për shembull kur tha që s’dua t’i hakmerrem administratës qysh po kujton opozita’ – që do të thotë, pra, se me dasht – hakmerret….

– Pra, për dallim, Edi Rama i ka shpallur gazetarët budallenjë, jo të shitur qysh po i shpall gazetarët Albin Kurti.

– Dhe, prej ditës që i ka shpallur krejt gazetarët shqiptarë budallenjë, gazetarët janë duke u munduar

ta bindin Edi Ramën që s’janë budallenjë, dhe ende nuk e kanë bindur.

8. Si hoxhë i katundit të ri, ‘në të cilin ende asnjëri s’ka vdekur’, Edi Rama i tha njërit të PD ‘derrkuc’.

I tha ‘derrkuc’ për t’u hyrë në hatër myslimanëve, se ata e kanë mërzi derrin përkundër faktit të dhimbshëm se derri e di kur do ta therin dhe ‘qan’ .

– Duke e parë personin e PD që Edi Rama me nervozën më të madhe e quante ‘derrkuc’, e ai nuk bindej që

është ‘derrkuc’, më ra ndër mend bishti i derrit tek personazhi i Markezit – Njëqind vjet vetmi’, të cilin e mëshiron një kasap dhe për riza të Zotit, ia këput bishtin me thikë.

. Kosova dhe Shqipëria duken si dy vende me kryeministra e pa popull.

Pa studentë.

Pa rini.

Me njerëz të lodhur nga mërzia e vjetër, që e kanë bërë ‘shoqe’.

10. Dikush ka edhe probleme

të dashurisë.

– Grida Duma u nervozua shumë që bashkërrugëtarin ia çuan në burg të Fierit.

– Askush s’përmbahet kur ndahet nga bashkërrugëtari.

– E, më e dhimbshme m’u duk që e quajti bashkërrugëtar, sepse as vet s’e di çka e ka.

– Por edhe më e dhimbshme është që ajo nuk e di se kur ai hyri në burg, kjo doli nga burgu.

P.S. Ndodhi çfarë ndodhi, o Zoti o Dashuria na shpëton!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.