Modelja dhe influencuesja nga Prishtina, Majlinda Zeka, u fotografua këtë të dielë duke shijuar një pasdite të qetë në parkun e lagjes Arbëria në kryeqytet, shkruan Raporto24.
E njohur për stilin e saj të thjeshtë dhe elegancën natyrale, Majlinda tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj të kuruar dhe tërheqëse.
Ish-partnerja e reperit Majk dhe nëna e djalit të tyre, Roan, Majlinda vazhdon të jetë një figurë e dashur në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj.