No menu items!

Maliqi rrëmben medaljen e bronztë në Evropianin e Karatesë në Yerevan

Një tjetër sukses i madh për sportin kosovar ka ardhur nga Kampionati Evropian i Karatesë që po mbahet në Yerevan të Armenisë, ku karateisti Betim Maliqi ka arritur të sigurojë medaljen e bronztë në kategorinë deri në 75 kilogramë.

Maliqi u përball me italianin De Vivo në një duel të fortë dhe tejet emocionues, ku fitorja u vendos vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes. Me një përmbysje të shkëlqyer, ai arriti të triumfojë dhe t’i dhurojë Kosovës një medalje në këtë garë prestigjioze.

“Në një luftë tejet emocionuese, Betimi triumfoi në sekondat e fundit ndaj italianit De Vivo. Urime Betimit, ekipit të trajnerëve dhe Federatës së Karatesë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ky sukses i Maliqit konsiderohet një arritje e rëndësishme për Federatën e Karatesë dhe për gjithë sportin kosovar, duke konfirmuar potencialin dhe përkushtimin e sportistëve tanë në skenën ndërkombëtare.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.