Malisheva s’ka të ndalur, triumfon si mysafire e Dukagjinit

Ndeshjet tejet interesante sot u zhvillua edhe në Klinë.

Dukagjini i Ismet Munishit pati përballë Malishevën e Bekim Isufit.

Triumfuese në fund doli skuadra e Malishevës, e cila mori tri pikë pas një fitore prej 3-1.

Fillimisht, epërsinë e gjeti Malisheva me anë të Vesel Limaj, që shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e tetë të ndeshjes.

Në minutën e 21-të, skuadra vendase shënoi me anë të Mërgim Pefqelit për 1-1.

Kështu edhe mbyllej pjesa e parë, me pjesën e dytë që ishte më e “gjallë”.

Malisheva shënoi edhe dy herë të tjera.

Së pari shënoi Arbër Pira në minutën e 50-të për të rikthyer epërsinë në 2-1.

Ndërsa, për 3-1 dhe epilogun e takimit u përkujdes Laurent Xhylani.

Me këtë fitore, Malisheva e Bekim Isufit zë vendin e dytë në tabelë me 10 pikë.

Ndërkohë, Dukagjini i Ismet Munishit pozicionoheti gjashti me gjashtë pikë.

Xhiron e ardhshme, Malisheva i bën konak Gjilanit, teksa Dukagjini i shkon Prishtinës

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU