Klubi anglez, Manchester City e ka gjetur tashmë pasuesin ideal të Kevin de Bruyne dhe tashmë ka filluar kontaktet për transferimin e tij në Etihad.
Me Florian Wirtz që do të shkojë menjëherë në Liverpool, Pep Guardiola do të kërkojë të forcojë sulmin e tij me yllin që ndriçoi këtë sezon në Ligue 1.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, City ka bërë kontaktin fillestar për të informuar Lyonin për interesin e tyre për Rayan Cherki.
Manchester City bëri kontakt për të filluar bisedimet fillestare për Rayan Cherki si një objektiv për pozicionin e numrit dhjetë”.
“Ai është në krye të listës me Morgan Gibbs-White, pas dështimit të marrëveshjes për Wirtz, ndërsa Cherki është gjithashtu në dijeni të interesit të Man Cityt”, ka shkruar Romano.
Çmimi i lojtarit në treg vlerësohet të jetë 35 milionë euro, por Lyoni nuk do të heq dorë nga Cherki për më pak se 50 milionë euro. /Telegrafi/