Manchester City ka përpiluar një plan ambicioz për merkaton e verës që po vjen: të sjellë katër përforcime të nivelit të lartë me synimin për t’i dhënë jetë të re projektit të Pep Guardiolës. Me largimin e konfirmuar të Kevin De Bruyne dhe përfundimin e sezonit të parë pa tituj vendorë pas tetë vitesh, “sky blues” besojnë se ka ardhur koha për një rindërtim të thellë. Ky plan përfshin dy mesfushorë, një mbrojtës të majtë dhe një mbrojtës të djathtë.
Mesfusha do të pësojë transformimin më të madh. City ka vendosur sytë tek Tijjani Reijnders, një nga lojtarët kyç të Milanit këtë sezon. Mesfushori holandez ka fituar admirimin e Guardiolës për inteligjencën pozicionale dhe aftësinë për të kaluar linjat kundërshtare. Marrëveshja është duke përparuar mirë dhe klubi anglez shpreson ta finalizojë përpara se të hapet zyrtarisht dritarja e transferimeve.
Krahas tij, një tjetër profil kreativ është në radar: Morgan Gibbs-White. Lojtari i Nottingham Forest ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer dhe shumëllojshmëria e tij ofensive e bën një opsion shumë serioz për të zëvendësuar boshllëkun që ka lënë De Bruyne.
Sa i përket krahëve të mbrojtjes, klubi nga Manchester e ka identifikuar Tino Livramento si prioritetin kryesor për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes. Mbrojtësi i Newcastle ka treguar një pjekuri të jashtëzakonshme pavarësisht moshës së tij dhe do të përshtatej në mënyrë të përkryer me stilin e lojës së Guardiolës. City është i gatshëm të bëjë një investim të konsiderueshëm për ta sjellë atë, megjithëse Newcastle nuk do ta lëshojë lehtë